Sot janë testuar gjithsej 365 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 195 raste pozitive
Numri total i rasteve pozitive 3.886 raste nga 26.039 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 82 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, shkruan lajmi.net.
Në raportin e djeshëm të IKSHPK-së numri i vdekjeve nga koronavirusi ishte 79 derisa sot ka arritur në 82.