Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është pritur sot në takim nga president francez, Emanuel Macron, përcjell InLajmi.
Vetë Hoti qe ai i cili bëri të ditur këtë takim përmes një videoje të publikuar lidhur me pritjen që i bëri Macron në Pallatin Elize në Paris, derisa u takuan për të diskutuar rreth rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi.
Pritja nga presidenti francez, Emmanuel Macron, në Pallatin Elize!”, ka shkruar shkurt Hoti.
Përmes një njoftimi për media nga zyra e Kryeministrit, gjatë ditës së djeshme u tha se Hoti do të pritet në Pallatin Elize në Paris.
“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e tij Avdullah Hoti do të udhëtojë sot për në Paris, ku nesër, më 7 korrik 2020, do të takohet me Presidentin e Republikës së Francës, Shkëlqesinë e tij Emmanuel Macron.
Pritja zyrtare që bëhet enkas për kryeministrin e Republikës së Kosovës në Pallatin Elize (Palais de l’Elysée) në Paris, Pallati presidencial i Francës, tregon kujdesin dhe përkushtimin e Presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike”, thuhet në njoftimin për media./InLajmi/