Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri thotë se asnjë qeveri nuk mund të kontrollojë numrin e të prekurve me koronavirus.
Tahiri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është duke u zhvilluar një debat shterpë në nivelin nacional që nga fillimi i pandemisë derisa sipas tij komunat janë duke e bartur luftën ndaj pandemisë.
“E vërteta është se është nuk e ka ndalë qeveria e kaluar rritjen e numrit të rasteve e as që qeveria aktuale nuk e ka shtuar numrin e rasteve. Po të ishte e mundshme që qeveria të kontrollojë numrin e rasteve këtë do ta bënin qeveri të vendeve shumë më të zhvilluara”, tha ai.
“Virusi është një armik i padukshëm që vret njerëz. Asnjëri nga ne, asnjë qytetarë i Kosovës dhe askush tjetër në botë sot nuk e ka një vaksinë që do të parandalonte infektimin me koronavirus”.
Tahiri thotë se analizimi i shifrave duhet të lihet në fund të pandemisë.
I pari i Vushtrrisë ka treguar edhe disa detaje në lidhje me rastet e prekura në këtë komunë.
“Në ditën kur në Kosovë janë shpallur zero raste, rastet e Vushtrrisë kanë qenë duke pritur dhe vetëm ditën tjetër janë deklaruar”.