Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë një konference për media sot gjatë ditës është deklaruar si ministër i Ministrisë së Drejtësisë.
Ministri gjatë konferencës ka thënë “Unë si ministër i Drejtësisë, kam krijuar një grup ekspertësh nga fushat specifike…”.
Besojmë se ministri Zemaj këtë grup ekspertësh e krijoi me qëllim që të luftohet pandemia e shkaktuar nga koronavirusi, por në fushën e shëndetësisë ku edhe ka pozitë ekzekutive, e jo në atë të drejtësisë ku është ministër Selim Selimi, përcjell Reporteri.
Kur jemi te pandemia, kujtojmë se në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës, aktualisht janë duke u trajtuar 140 pacientë me Covid-19.