Gjithsecili duhet të bartë mbulesë për fytyrë me të dalë nga shtëpia në mënyrë që të luftohet koronavirusi.
Këtë e ka thënë Presidenti i Akademisë së Shkencës të Britanisë së Madhe, Sir Venki Ramakrishnan, duke shtuar se të dhënat tregojnë se bartja e maskës e mbron edhe atë që e bartë edhe ata që e rrethojnë.
Britania e Madhe është mbrapa shumë vendeve në përdorimin e maskave, sipas tij.
Instituti i shëndetit Publik në Angli paraprakisht ka thënë se mbulimi nuk është i nevojshëm kur dilet jashtë, shkruan BBC.
Ka qasje të ndryshme ekspertësh rreth përdorimit të mbulimit të fytyrës nga grupi këshillues qeveritar shkencor, Sage.
Të dhënat në një pikë thonë se maskat nuk e ngadalësojnë përhapjen e virusit në disa vende aziatike dhe ka shqetësime se ato japin një përshtypje të rreme të sigurisë, transmeton Klan Kosova.
Por që ka një konsensus se përdorimi i tyre e redukton rrezikun që një person i infektuar ta bartë virusin te dikush tjetër.