Dje në Deçan u konfirmuan 6 raste të reja me koronavirus, përcjell InLajmi.
Kryetari i kësaj komunë, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook, tha se numri i rasteve në Kosovë po rritet dhe u kërkoi qytetarëve që t’i vendosin maskat.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë të komunës së Deçanit,
Në komunën tonë dje u identifikun 6 raste pozitive me COVID-19.
Gjersa numri i rasteve në Kosovë sa shkon e rritet, duhet të shtoni kujdesin për veten e njerëzve që ju rrethojnë.
Vendosini maskat, pastroni duart e mbani distancën, sepse bartja e virusit tek dikush me sëmundje kronike, mund t’ia vështirësoj gjendjen shëndetësore.
Kujdesuni për njëri-tjetrin!/InLajmi/