Një krizë e re shpërtheu në qytetin kinez Wuhan, nga i cili kishte origjinën pandemia koronavirus.
Për shkak të shirave rekorde dhe përmbytjeve në Kinë, miliona njerëz pranë lumit Yangtze janë të rrezikuar.
Niveli i mbrojtjes nga përmbytja është ngritur në nivelin e dytë të katër niveleve, vetëm një hap nga niveli më i rrezikshëm.
Në shumë vende, lumenjtë kanë kaluar nivelin e mbrojtjes nga përmbytja, dhe në Wuhan po luftojnë për të mos lejuar përmbytjen e qytetit.
Sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, reshjet pritet të vazhdojnë jo vetëm në Wuhan, por edhe në shumë qytete të tjera në Kinë, të cilat janë në rrezik të përmbytjes, dhe miliona njerëz janë të rrezikuar.
Më e rrezikshmja është në provincën e Hubei, kryeqyteti i së cilës është Wuhan, i cili kohët e fundit u prek më rëndë nga koronavirusi.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, pandemia në këtë qytet ka lënë 3.900 të vdekur.