Java fillon me mot jostabil, vranësira, rreze dielli por edhe reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Kjo situatë e motit do të stabilizohet nga dita e mërkurë duke mundësuar mot stabil dhe relativisht të nxehtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, shpejtësia e së cilës në Dukagjin mund të arrijë deri 14 m/s, ndërsa në rrafshin e Kosovës, shpejtësia e erës mund të arrijë deri 9 m/s. /InLajmi/