Komuna e Junikut ka bërë të ditur se një mjek i cili shërben në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Mjeku në fjalë ka shërbyer në dy ndërrime gjatë fundjavave në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Junik, ndërsa është bërë e ditur se ky mjek është me vendbanim në Fushë Kosovë.
Mirëpo nuk dihet se nga është infektuar, ndërsa bëhet e ditur se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Komuna e Junikut ka bërë apel për kujdes të shtuar gjatë marrës së shërbimeve, duke u respektuar masat mbrojtëse, siç janë bartja e maskave, respektimin e distancës dhe pastrimin e duarve vazhdimisht pas çdo kontakti.
Duhet theksuar se deri me sot, Juniku ka qenë komuna pa asnjë rast me koronavirus.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM!
Lusim qytetarët për kujdes !
Komuna e Junikut njofton qytetarët që një mjek i cili sherben në dy ndrime gjatë fundjavave në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Junik me vendbanim në Fushë Kosovë ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Menjëher pas konfirmimit pjesa tjetër e stafit që shërbejnë gjatë fundjavës në QKMF janë vetëizoluar për 14 ditët e ardhshme edhe pse nuk shfaqin simptoma dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
Lusim qytetarët për kujdes të shtuar gjatë marrjes së çdo shërbimimi, që të respektojnë tri masat mbrojtëse bazë: bartjen e maskës, respektimin e distancës, dhe pastrimin e duarve vazhdimisht pas çdo kontakti me ambiente potencialisht të kontaminuara me Virusin COVID-19./InLajmi/