Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil , ka njoftuar qytetarët se në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve dhe në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Prishtinë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus disa zyrtarë të këtyre qendrave.
Për shkak të rrezikut nga përhapja e koronavirusit, është marr vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe Qendra për pajisje me Dokumente në Prishtinë të vazhdojë pezullimin në ofrimin e shërbimeve me palë.
E kjo gjë ka bërë që të krijohen tollovi para zyrave, duke e bëre të nevojshëm edhe ndërhyrjen e Policisë. E disa prej tyre janë larguar nga aty, dukë bëre që të mbesin dhjetëra qytetarë.
Ekonomia Online ka kontaktuar drejtori i Përgjithshëm i ARC-së, Bekim Hoxha, por ky i fundit nuk iu është përgjigjur thirrjeve të redaksisë.