Një rast i murtajës bubonike është regjistruar në një spital të rajonit kinez të të Mongolisë së Brendshme. Autoritetet në qytetin e Bayan Nur kanë ngritur alarmin për gjuetinë dhe ngrënien e kafshëve që mund të jenë bartëse të murtajës.
Njerëzve u është thënë që të raportojnë çdo rast të dyshuar të murtajës apo temperaturë si dhe të raportojnë çdo rast brejtësish të sëmurë apo të ngordhur.
Alerti i nivelit të tretë i dhënë ditën e djeshme, i dyti më i ulët në një sistem me katër nivele, vjen pas 4 raportimeve për murtajë në njerëz nga Mongolia e Brendshme, nëntorin e kaluar.
Mes tyre përfshihen dy raste të murtajës pneumonike, një variant më vdekjeprurës i murtajës, raportojnë mediat.
Murtaja bubonike, e njohur ndryshe edhe si “Vdekja e Zezë”, në Mesjetë, është një sëmundje shumë ngjitëse dhe shumë shpesh fatale që shpërndahet kryesisht nga brejtësit, përcjell BBC Albania.
Rastet me murtajë nuk janë të pazakonta në Kinë, por “shpërthime” të tilla janë bërë gjjithnjë e më të rralla. Nga viti 2009 deri në vitin 2018, Kina ka raportuar 26 raste dhe 11 vdekje.