Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka bërë thirrje që të bëhet kujdes pas situatës së krijuar me koronavirus.
Përmes një njoftimi për media, u bë thirrje që qytetarët të përcjellim rekomandimet e institucioneve të shëndetësisë.
“Të mbulohet goja, të mbahet distanca, pastrojini duart, mbrojeni veten dhe të tjerët”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, qytetarët anembanë u porositën që t’u thonë jo lajmeve të rreme apo njohur ndryshe si “Fake-News”.
Ndryshe, numri i personave të infektuar në Kosovë ka kaluar mbi 3 mijë, kurse mbi 600 raste aktive janë vetëm në Prishtinë./InLajmi/