Gjithmonë në rrjete sociale, reperi shumë i dashur për publikun shqiptar Lyrical Son, tregon se është një tip tepër familjar.
Në llogarinë e tij në Instagram, shumicën e postimeve e zënë fotot me bashkëshorten dhe dy vajzat, Eva dhe Erika.
Lyrical është tepër i dhënë pas vogëlusheve dhe jashtëzakonisht romantik me partneren e tij, Gresën.
Nuk është hera e parë që shohim dedikime të ëmbla e fjalë të bukura dashurie për bashkëshorten e tij, mirëpo ky i sotmi na i shkriu zemrat totalisht!
Reperi dhe Gresa kanë mbushur plot 8 vite të martuar, ndërsa Lyrical gjeti fjalën më të bukur për të përshkruar martesën e tij.
“8 vjet si 8 minuta”- shkruan reperi krahas fotos ku çifti shfaqet duke shijuar një darkë romantike./InLajmi/