6 Korriku është dita e 187 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 178 ditë.
Ngjarje
1483 – Mbreti anglez, Richardi i Tretë, mori fronin
1535 – Thomas More ekzekutohet për tradhti ndaj Mbretit Henri VIII, Angli. Ai kishte qenë këshilltar i rëndësishëm i Henrit, dhe autor i librit Utopia, botuar në 1516, ku përshkruan sistemin politik të një vendi ideal në një ishull imagjinar. More e këshilloi mbretin kundër ndarjes nga Kisha Katolike dhe kur mbreti nuk e pranoi këshillën, More refuzoi ta njohë atë si shef Suprem të Kishës së Anglisë. More gjithashtu kundërshtoi martesën e Henrit me Katherinën e Aragonit. Për këto, ai u gjykua për tradhëti, u dënua nën dëshmi të reme, dhe u ekzekutua me prerje të kokës. Papa Pius XI e kanonizoi Thomas Morin 400 vjet më vonë në vitin 1935, duke e shpallur “Martir të Kishës”; në vitin 2000, Papa Gjon Pali II e shpalli Morin “Padron (mbrojtës) hyjnor të shtetit dhe politikanëve”. Që nga viti 1980, Kisha e Anglisë e ka përfshirë Thomas Morin në shumë liturgji si Martir të Reformimit. Në vitin 2002, në një sondazh nga BBC, More u rendit në vendin e 37-të mes 100 britanikëve më të mëdhenj në të gjitha kohërat.
1557 – Mbreti Filipi II i Spanjës, bashkëshort i Mbretëreshës Mary të Anglisë, niset me anije nga Dover në luftë me Francën, sulm që përfundimisht çoi në humbjen e qytetit të Kalesë (Calais), zotërimi i fundit anglez në kontinent – Mary kurrë nuk e pa më burrin e saj, por ajo fitoi emër si përndjekëse e rreptë e protestantëve, duke duke u quajtur “Bloody Mary”, sot një lloj pije e kuqe si gjaku, në kujtim të bëmave të saj.
1614 – Qyteti maltez Zejtun dhe fshatrat përreth përballen me një bastisje nga forcat osmane. Kjo ishte përpjekja e fundit e pasuksesshme nga osmanët për të pushtuar ishullin e Maltës.
1777 – Forcat britanike morën kontrollin mbi Fort Ticonderoga gjatë revolucionit amerikan.
1785 – Dollari zgjidhet pa asnjë kundërshtim si njësia monetare e Shteteve të Bashkuara.
1854 – Në Jackson, Michigan, zhvillohet kuvendi i parë i Partisë Republikane të Shteteve të Bashkuara.
1885 – Shkencëtari francez Louis Pasteur provon me sukses vaksinën e tij kundër tërbimit për Joseph Meister, një fëmijë i cili ishte kafshuar nga një qen tërbuar.
1887 – David Kalakaua, mbreti i Hawait, detyrohet nga amerikanët për të nënshkruar Kushtetutën që u quajt Kushtetuta Bajonet (nga mënyra e detyrimit që u përdor) – kushtetuta u jepte amerikanëve më shumë pushtet në ishujt Hawaii – pikërisht pas dy vjetësh, më 6 korrik 1898, Hawai u shpall territor i Shteteve të Bashkuara dhe më 21 gusht 1959, u bë shtet anëtar.
1917 – Forcat arabe morën nga turqit kontrollin mbi portin Aqaba, gjatë Luftës së Parë Botërore.
1923 – Krijohet Bashkimi i Republikave Sovjetike, shtet një-partiak komunist – do të shpërbëhej pas 68 vjetësh.
1939 – Holokausti: Mbyllen bizneset e fundit të mbetura hebraike në Gjermani.
1942 – Anne Frank dhe familja e saj shkojnë të fshihen në “Anksin Sekret”, mbi zyrën e babait të saj në një depo të Amsterdamit.
1957 – Tinejxherët John Lennon dhe Paul McCartney u takuan për herë të parë në një kishë në Liverpool të Anglisë, pas një performance të grupit muzikor të Lennonit, “The Quarrymen”.
1962 – Sipas gazetës “Rilindja”, erdhë në jetë banori i 1 miliont i Kosovës.
1989 – Ushtria amerikane shkatërroi raketat e saj të fundit “Pershing 1-A”.
1995 – Gjatë Luftës së Bosnjës, gjenerali serb Ratko Mlladiç fillon sulmin në qytetin boshnjak të Srebrenicës, dhe metrupat e tij vret më shumë se 8.000 boshnjakë – atëherë-Sekretar i përgjithshëm i OKB- së, Boutros Boutros-Ghali, i quajti këto vrasje si krimin më të rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore – krahasim me krimet naziste.
1998 – Vdiq kauboji që u bë i famshëm si këngëtar, Roy Rogers.
2003 – Lideri liberian, Charles Taylor, pranoi një ofertë për azil në Nigeri.
Lindje
1859 – Verner von Heidenstam, poet dhe romansier suedez, nobelist
1907 – Frida Kahlo, piktore meksikane (v. 1954)
1921 – Nancy Reagan, dama e parë e SHBA-ve
1940 – Nursultan Nazarbayev, politikan kazak
1946 – George W. Bush, president i 43-të i SHBA-së
1946 – Sylvester Stallone, aktor dhe regjisor amerikan
1975 – 50 Cent, këngëtar amerikan
1983 – Elis Guri, peshëngritës shqiptar
Vdekje
98 – Shën Asti, episkop i Durrësit
1553 – Edvardi i VI-të, mbret anglez
1946 – Bedri Pejani, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë (l. 1885
1959 – George Grosz, piktor gjerman
1962 – William Faulkner, prozator amerikan, fitues i çmimit Nobel për letërsi.
1971 – Louis Armstrong, muzikant xhazi amerikan
1995 – Aziz Nesin, shkrimtar turk (l. 1915)
1999 – Joaquín Rodrigo, kompozitor spanjoll
2005 – Claude Simon, shkrimtar francez, nobelist
Festa dhe përvjetore
Shën Asti, shenjtor i Durrësit.
Dita nderkombetare e puthjes