Gjatë 24 orëve të kaluara, India i ka regjistruar 24,850 raste të koronavirusit.
Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë në shtetin me 1.3 miliard banorë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 673,165 persona të infektuar dhe 19,268 viktima, shkruan “CNN”.
India i ka mbi 235,000 raste aktive, ndërsa më shumë se 394 mijë pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, transmeton Gazeta Express.
Rajoni perëndimor i Maharashtras është më i prekuri nga sëmundja e re me 200,064 raste dhe 8,671 persona të vdekur. Pas saj radhiten rajoni jugor Tamil Nadu me mbi 107 mijë raste dhe kryeqyteti New Delhi me 97,200 persona të infektuar.