Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga nesër të ketë kufizim të lëvizjes së qytetarëve, si masë për mbrojtje nga koronavirusi, për ato vende ku ka më shumë të prekur me këtë pandemi, raporton InLajmi.
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti në një konferencë për medie ka thënë se kufizimi do të fillojë nga ora 5 e mëngjesit deri në ora 21:00.
Gjithashtu, Hoti ka thënë se edhe Gastronomia do të jetë e mbyllur pas kësaj ore./InLajmi/