Një numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është vërejtur mëngjesin e sotëm pranë Klinikës Infektive të QKUK-së.
Kjo për arsye se dyshohet se që nga mesnata, katër persona të prekur me koronavirus kanë humbur jetën.
Para pak çastesh janë nxjerrë trupat e viktimave nga Infektiva.
Policia mëngjesin e sotëm ka rrethuar Infektivën, shkruan EkonomiaOnline.
Aktualisht deri më tani janë të konfirmuar 66 viktima nga COVID-19 në Kosovë.