Pas tri ditësh rritjeje, Zvicra ka shënuar rënie të rasteve me koronavirus. Gjatë 24 orëve te fundit, ky shtet ka shënuar 97 infeksione të reja.
Që nga fillimi i pandemisë, Zvicra ka regjistruar 32 mijë e 198 raste pozitive me COVID-19, ka njoftuar të shtunën Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).
Deri më tani, 1 mijë e 686 njerëz kanë vdekur te të cilët ishte testuar pozitivisht prania e infeksionit, transmeton albinfo.ch.
Zyra Federale lidhur me këtë u është referuar raporteve që laboratorët dhe mjekët kishin dërguar deri në mëngjesin e të htunën, si pjesë e detyrimit të raportimit. Janë 4 mijë e 57 persona në kujdesin spitalor, dy më shumë se një ditë më parë.