Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Rastin e Përvjetorit të pavarësisë, përcjell InLajmi.
Osmani ka thënë se për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, vendit me të cilin ne i ndajmë të njëjtat vlera dhe jetojmë në paqe të qëndrueshme e në miqësi të përhershme.
Ajo ka shtuar se pavërësisë së SHBA-ve, nga e cila është frymëzuar edhe Deklarata jonë e Pavarësisë, janë frymëzim yni i përhershëm.
Postimi i plotë i saj:
Për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, vendit me të cilin ne i ndajmë të njëjtat vlera dhe jetojmë në paqe të qëndrueshme e në miqësi të përhershme, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, së bashku me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, shkëlqesinë e tij, z. Philip S. Kosnett, ngritëm flamurin e SHBA-ve, në shenjë falënderimi e respekti ndaj popullit amerikan dhe demokracisë amerikane. Flamuri do të qëndrojë aty deri më 6 korrik.
Vlerat e popullit amerikan, të theksuara në Deklaratën e Pavarësisë së SHBA-ve, nga e cila është frymëzuar edhe Deklarata jonë e Pavarësisë, janë frymëzim yni i përhershëm. /InLajmi/