Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e ka uruar popullin amerikan me rastin e 244 vjetorit të pavarësisë së SHBA-ve, përcjell InLajmi.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se SHBA-të janë shtet i trimave dhe luftëtarëve të lirisë edhe sot pas 244 viteve na mëson se demokracia dhe liria nuk janë destinacion final, por proces dhe mënyrë e jetës, punës dhe respektit të lirive tona dhe tjerëve rreth nesh.
Postimi i plotë i saj:
Gëzuar 244 vjetori i pavarësisë SHBA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shteti i trimave dhe luftëtarëve të lirisë edhe sot pas 244 viteve na mëson se demokracia dhe liria nuk janë destinacion final, por proces dhe mënyrë e jetës, punës dhe respektit të lirive tona dhe tjerëve rreth nesh.
Vendi që mbetet frymëzim dhe sinonim i lirisë dhe inovacionit, diversitetit dhe mundësive për shumë popuj, për ne shqiptarët është shteti dhe populli shpëtimtarë dhe bashkë ideator i lirisë dhe pavarësisë tonë.
Gëzuar 244 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të gjithë që festojnë dhe frymëzojnë tjerët të arrijnë më shumë dhe më mirë për shtetin dhe popujt e tyre./InLajmi/