Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka takuar bizneset anëtare të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, përcjell InLajmi.
Në këtë takim është diskutuar pakoja e rimëkëmbjes ekonomike si pjesë e programit qeverisës të Hotit si kryeministër.
Postimi i plotë i tij:
Porsa pata një bashkëbisedim me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe me ata të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, para të cilëve paraqita në mënyrë të detajuar pakon e rimëkëmbjes ekonomike të vendit.
Kjo pako është prioritet, prandaj edhe e kemi bërë plan të punës së Qeverisë së Kosovës!/InLajmi/