Xhavit Haliti, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës e ka uruar popullin amerikan me rastin e 244 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell InLajmi.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se kjo ditë e shënuar sot është si gjenerator e mburojë të vlerave universale të lirisë, demokracisë, mundësive të pakufizuara për mbarë rruzullin, partnerin tonë të madh gjeostrategjik.
Postimi i plotë i tij:
Urimet më të mira për SHBA-të, në këtë ditë jo vetëm të atij vendi e populli të madh, por për gjithë ne.
Një ditë e shënuar kjo për këtë gjenerator e mburojë të vlerave universale të lirisë, demokracisë, mundësive të pakufizuara për mbarë rruzullin, partnerin tonë të madh gjeostrategjik./InLajmi/