Rudina Dembacaj sot feston ditëlindjen, por kësaj radhe më ndryshe prej herave të tjera, përcjell InLajmi.
Babai i aktores nuk është mirë me shëndet, andaj ajo thotë se ditëlindjen e 33-të do ta festojë tek dera e spitalit, duke i qëndruar pranë atij.
Rudina ka postuar disa fotografi pranë të atit, duke shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e madhe që ka për të.
“Ditelindja ime sot,do jete tek dera e spitalit,duke te te thene “Te dua Ba” je i vetmi njeri qe kam adhuruar gjithmone! Te dua shume!”, shkruan ajo.