Rritja e numrit të rasteve me koronavirus ka bërë të ministria e Shëndetësisë të mobilizojë edhe objekte përcjellëse për trajtimin e pacientëve, përcjell InLajmi.
Kështu do të ndodhë edhe me repartin e Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës.
I njëjti do të shfrytëzohet për trajtim të rasteve të dyshuara dhe konfirmuara me COVID-19.
Njoftimi i plotë:
Në marrëveshje me donatorin, Shoqatën “Nënë Tereza” nga Gjermani, objekti i ri i Repartit të Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës do të shfrytëzohet për trajtim të rasteve të dyshuara dhe konfirmuara me Covid-19 nga Mitrovica.
Kontrollin, kujdesin dhe mbikëqyrjen e pacientëve do ta bëjë stafi mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës./InLajmi/