Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit një orë e gjysmë me homologun e tij Edi Rama në Tiranë kanë mbajtur konferencë për medie, raporton InLajmi.
Kryeministri Shqiptar deklaroi se u morë vendim që dy qeveritë të mbajnë një mbledhje të përbashkët në Shkodër në muajin shtator.
Rama potencoi se u dakordua me Hotin që të vazhdojnë një bashkëpunim të mëtutjeshëm në gjitha fushat.
Kryeministri shqiptar foli edhe për aktakuzën e publikuar ndaj presidentit Hashim Thaçi, për të cilën tha se te gjithë shqipfolësit kudo që ndodhën duhet të jenë të një zëri për drejtësinë e luftës së UÇK-së.
“Sot folëm në detaje në gjitha aspektet e bashkëpunimit dhe do të vazhdojmë edhe pas konferencës të diskutojmë. Diskutuam të përcaktojmë një afat te ri për mbledhjen e dy qeverive me shpresën që situata e virusit të na mundësoj në shtator”.
“Një event i rëndësishëm që do të zhvillohet mes nesh me kryetaret e bashkive të ndajnë praktikat dhe sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve dhe potencialin e nismave të fushave të reja”.
“Ajo fletë rrufe ndaj presidentit duhet të bëhet një rrufe ngjitëse për gjithë shqipfolësit kudo që janë. për të qenë të një zëshëm që drejtësia të jetë e drejtë dhe një proces i mundshëm për zbardhjen e gjitha akuzave”.Rama komentoi edhe deklaratat e ndërkombëtareve pas publikimit të aktakuzës, për të cilët tha se nga ato vetëm hap pozitiv për Kosovën nuk ka, prandaj siç tha ai kjo gjë është shqetësuese.
“Kjo ka të bëjë me diskretimin publik të procesit përmes një shpallje mediatike të një fajësie të supozuar të kreut te shtetit dhe ish kryetarit të Kuvendit”.
“Nuk ka mundësi të bëhet asnjë kompromis. I kam parë deklaratat ndërkombëtare kinse për drejtësi dhe hap pozitiv, po aty vetëm hap pozitiv nuk ka por është shqetësues”, u shpreh Rama.
“Hyrja e te gjitha mallrave për në Kosovë nga pikëpamja legjislative e juridike duhet të trajtohet si një hyrje në Kosovë kur zbarkohen në Durrës. Na duhet një detajim për mos të lejuar që interesat e caktuara të pengojnë”./InLajmi/