Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se e ka pikëlluar pa masë vdekja e Osman Zhitisë, babait të Heroit të Kosovës, Afrim Zhitia, përcjell InLajmi.
Sipas tij, Osman Zhitia ishte frymëzues i një familjeje atdhetare të përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Më pikëlloi pa masë vdekja e Osman Zhitisë, babait të Heroit të Kosovës, Afrim Zhitia. Osman Zhitia ishte frymëzues i një familjeje atdhetare të përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ai ishte një burrë i fortë, solidar dhe shumë i respektuar prej të gjithëve. Ngushëllime të sinqerta familjes Zhitia dhe gjithë të afërmve të tyre./InLajmi/