Sonte numri i të vdekurve si pasojë e infeksionit me koronavirus ka shkuar në 55
Viktima e fundit që ndërroi jetë nga Covid-19 është nga Mitrovica.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke iu shpreur ngushëllime familjes Muharremi.
“Me keqardhje mora lajmin se një person nga Mitrovica ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit COVID-19.
Nga kjo pandemi që po e sfidon gjithë botën, duhet të mbrohemi me masat e parapara nga institucionet relevante të shëndetësisë, duke zbatuar strikt masat mbrojtëse, , shkruan IndeksOnline.
Familjes Muharremi i shprehu ngushllimet më të sinqerta”, ka shkruar ai.