IKSHPK-ja ka njoftuar se sonte janë shëruar 63 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.707 raste, kurse raste aktive 1.302, përcjell InLajmi.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Skenderajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë.
Të nderuar qytetarë!
Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët. /InLajmi/