Kryeinspektori i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka shkruar se vendimi për largimin e konstruksioneve te NewBorn si vendim është marr në mars, mirëpo ai thotë se për shkak të pandemisë nuk është vepruar deri tani, përcjell InLajmi.
Tahiri mes tjerash ka shkruar se palët e të tre lokaleve kanë qenë të njoftuara me kohë për të gjitha procedurat.
Postimi i plotë i tij:
Lidhur me largimin e konstruksioneve tek NEWBORN
Ka pas shumë probleme dhe raste të hapura në polici për atë zonê, dhe si rrjedhojë, me kërkesë të Policisë së Kosovës u është refuzuar vazhdimi i lejes për shfrytëzim të hapësirës publike.
Vendimi për largim është marr në mars por për shkak të pandemisë nuk kemi vepruar deri tash. Palêt e të tre lokaleve kanë qenë të njoftuar me kohë për të gjitha procedurat. Sot, po kryejmë punën tonë, në zbatimin e vendimeve.
Falenderojmë Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e vazhdueshëm në secilin rast, duke ndihmuar kështu në zgjidhjen e problemeve brenda Kryeqytetit./InLajmi/