Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, nesër do të vizitojë Shqipërinë, me ftesë të kryeministrit Edi Rama, përcjell InLajmi.
Zyra e kryeministrit njoftoi se Hoti do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Agjenda e plotë e kryeministrit Hoti:
10:00- Pritja e kryeministrit Avdullah Hoti nga kryeministri Edi Rama.
VENDI: Pallati i Brigadave
11:15- Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
13:10 –Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
VENDI: Presidencë – Salla Skënderbe
14:00 -Takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit
14:45 -Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
VENDI: Zyra e Kryetarit të Bashkisë
15:30 –Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
VENDI: Zyra e Kryetarit të PD
Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qëndruar në Kosovë ditën e hënë dhe marte, ku ka takuar krerët e shtetit dhe liderët politikë. Rama kishte deklaruar se vizita e tij ka të bëjë pikërisht me ngritjen e aktakuzave ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli./InLajmi/