Për ta parë gjendjen nga afër në Klinikën Infektive Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka vizituar sot këtë institucion i shoqëruar edhe nga mediat.
Gjatë vizitës në Klinikën infektive, është prononcuar për media vetë ministri Zemaj, i cili ka ofruar mbështetje të plotë në mënyrë që të luftohet sa më suksesshëm pandemia Covid-19.
Ministri Zemaj gjithashtu tha se masat anti-covid janë obligative dhe çdo shkelje e tyre që bartë rrezikun e përhapjes së virusit është vepër penale.
Për media gjithashtu janë prononcuar edhe punëtorët shëndetësorë të cilët përpos që i kanë paraqitur sfidat me të cilat përballen çdo ditë me menaxhimin e situatës me Covid-19, ata duke treguar rrezikshmërinë e kësaj pune të përditshme apelojnë te qytetarët që të jenë shumë të kujdesshëm në mënyrë të “së bashku ta kalojmë këtë sfidë”, përcjell Insajderi.
Gjatë ditëve të fundit, si pasojë e heqjes së masave, është shtuar dukshëm numri i të infektuarve me Covid-19.