Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës të mbajtur sot ka marrë një sërë vendimesh për mbrojtje kundër koronavirusit, në mesin e të cilave ishte edhe ajo që ceremonitë mortore, të mund të përcillen vetëm nga familjarët e afërt, raporton InLajmi.
Këtë vendim e ka propozuar para Qeverisë, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, kjo pas rritjes së vazhdueshme të numrit të të prekurve me pandeminë Covid-19 në vendin tonë.
Zemaj tutje ka arsyetuar këtë vendim duke thënë se do të ndalohen tubimet me më shumë se 50 persona në çfarëdo niveli./InLajmi/