Komuna e Prishtinës javën e ardhshme do të fillojë testimet masive për qytetarët, për të parandaluar shpërthimin e valës së dytë të koronavirusit.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare do të bëhen teste për të parë gjendjen e të infektuarve në Prishtinë.
“Kam kërkuar nga Qeveria që të decentralizohen testimet që të ketë udhëzim administrativ. Ne kemi kapacitete 16 qendra të mjekësisë familjare me laboratore ku mund të bëhen teste me gjak për virusin. Javën e ardhshme të bëhet një pilog në Prishtinë”.
Ahmeti theksoi se situata e krijuar nga virusi në Prishtinë është e rënduar.
“Kemi qenë zbatues vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimeve të IKSHKP-së. Në këtë fazë gjendja është më e rënduar dhe kemi nevojë që të ngadalësojmë virusin sepse nuk edi nëse po shpjegohet mirë kjo punë e zyrtarëve të qeverisë. Derisa kemi kapacitete në klinikatë QKUK-së, atëherë situata mund të thuhet se është nënkontroll”, tha Ahmeti për EO.
Ahmeti po ashtu ka hedhur poshtë edhe paralajmërimet e Qeverisë se mosbartja e maskave është vepër penale.