Gjermania mori sot kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian duke ngjallur shpresa te reja te populli i Kosovës rreth liberalizimit të vizave, përcjell InLajmi.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se i jemi shumë mirënjohës Qeverisë Gjermane për angazhimin e vazhdueshëm për zgjerimin e BE-së.
Postimi i plotë i tij:
Gjermania po e merr presidencën e radhës së BE-së, në një kohë shumë sfiduese për shëndetin dhe ekonominë e Evropës!
I jemi shumë mirënjohës Qeverisë Gjermane për angazhimin e vazhdueshëm për zgjerimin e BE-së, duke i afruar vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe presim që gjatë kësaj kohe të hiqet edhe regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës!/InLajmi/