Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë, ka folur për propozim-aktakuzën e ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
“Ne vlerësojmë parimin elementar të drejtësisë të prezumimit të pafajësisë për secilin përderisa nuk kemi vendim përfundimtar të Gjykatës. Kosova, si në të kaluarën edhe tash, do të jetë e përgjegjshme karshi obligimeve kushtetuese, ligjore dhe ndërkombëtare si shtet”./InLajmi/