Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në Klinikën Infektive, Lindita Ajazaj, ka treguar për punën e stafit të saj gjatë kohës së pandemisë Covid-19.
Ajo ka thënë se janë duke punuar vazhdimisht me pacientë në këtë periudhe.
“Ne stafi i Klinikës Infektive ka 5 muaj që asnjë moment nuk ka qenë i mërzitur nga puna me motiv për punë. Prandaj ka ekzistuar një harmoni në mes të punëtorëve edhe përkundër gjithë lodhjes psikike dhe fizike të vazhdueshme. Me punë të vazhdueshme pa u ndal edhe për 12 orë ka pasë raste as ushqim nuk kanë konsumuar pasi që vazhdimisht kanë qenë në uniformë”, tha në në Info Magazine të Klan Kosovës
“Është një staf që ende po qëndron dhe do të punojnë endë”, ka thënë Ajazaj.