Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese përmes të cilit shfuqizohet Ligji i Pagave, përcjell InLajmi.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se vendimi i GJK-së për shfuqizimin e Ligjit të Pagave i shuan shpresat e punonjësve në Kosovë.
Tolaj tha se ky vendim është i dhimbshëm, fyes, degradues e përçmues.
“Si ndjehen sot, Policët, Zjarrfikësit e punonjësit administrativ, që ishin në vijën e parë të frontit, në ditët më të rënda, kur Kosova përballej me COVID -19. Për aq sa tmerrësisht duhet të ndjehen edhe mësimdhënësit e Kosovës, që fatkeqësisht ua vranë shpresat”, është shprehur Tolaj.
Postimi i plotë i tij:
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Ligjit të pagave, bëri shuarjen e shpresave të punonjësve në Kosovë.
Ku ngelën heronjtë e kohës në vlugun e Pandemisë, për të cilët, Qeveritarë, Gjykatës, Politikanë e Zyrtarë, thurnin lavde e himne.
Çfarë tu themi sot mjekëve e teknikëve mjekësor, të cilët rrezikuan jetën e tyre dhe të familjeve, vetëm që të shpëtojnë qytetarë, e në mesin e tyre mund të kenë qenë edhe kushtetutar, të cilët marin dyfishin e pagës së punonjësve shëndetësor.
A mjafton betimi i Hipokratit, apo altruizmi, që këta punonjës, edhe më tutje të kenë motiv për punë, tashmë kur u argumentua se do të vazhdojnë të kenë trajtim jo të dinjitetshëm.
Vërtet realitet i dhembshëm, por edhe fyes, degradues e përqmues.
Po, si po ndjehen sot, Policët, Zjarrfikësit e punonjësit administrativ, që ishin në vijën e parë të frontit, në ditët më të rënda, kur Kosova përballej me COVID -19. Për aq sa tmerrësisht duhet të ndjehen edhe mësimdhënësit e Kosovës, që fatkeqësisht ua vranë shpresat.
Vërtet Vendim dëshpërues i Gjykatës Kushtetuese.
Shëndetësia në Kosovë nuk meriton trajtim të tillë degradues.
Policët, Zjarrëfikësit, Mësimdhënësit, e Shërbyesit civil, duhet të ndjejnë dorën e Shtetit.
Mjaft më me prodhim krize dhe padrejtësi…/InLajmi/