Artistët kanë mbajtur konferencë për media para Qeverisë, pas vendimit për moslejimin e grumbullimit të më shumë se 50 personave në një ambient, raporton InLajmi.
Ata kanë paraljmëruar Qeverinë e Kosovës se do ti drejtohen Gjykatës Supreme për moslejimin e dasmave.
Xhevdet Hyseni Drejtor i Shoqatës në konfeerencë, shprehu shetësimin e tij sa i përket numrit të vogël të personave në dasma.
Ai tha se në dasma do të mungojë edhe numri dasmorëve shkaku i mbylljes së kufijve.
Hyseni tha se ka 10 muaj qe presin per dasma.
“Ne kemi numër të madh të puntove që aktivizohen sezonin e verës.
Hyseni shtroi edhe një pyetje duke thënë se çka do të bëhet me 60 mijë puntorë?.
Ai foli për takimin që kanë pasur më Këshillin Ekzekuriv të cilët ishin të irrituar nga vendimi i Qeverisë.
Hyseni kërkoi që puna e tyre të zhvillohet sipas manualit.
“Ne nuk dimë çka do të bëjmë sepse do të ketë pasoja të ekonomisë dhe punë jonë do të fillojë si zakonisht pas një viti. “Ne nuk kemi zgjidhje përveq punës dhe nëse ka mundësi të na paguajnë ne jemi në rregull”.
Ndërsa këngëtari Afrim Muqiqi në emer të estradës tha se të gjithë puntorët e kanë pritur fillimin e dasmave. Muqiqi tha se nga të gjitha lajmet e këqija, një lajm i mirë është që dasmat do të mbahen me atë numër që ka kërkuar Qeveria.
Sipas tij ,duhe të ju lejohet edhe këngëtarëve të mbajnë dasma sepse kafiteritë janë të mbudhura me njerëz.
Ai ka kërkuar standart të njejtë për të gjithë. Sipas Muqiqit është ofendim ndaj kësaj klase që po jetojnë në Kosovë.
Ai tha se kanë kerkuar takim me Kryemnistrin .Ai paralajmroi qeverinë se do ti drejtohen edhe Gjykatës Supreme./InLajmi/