Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron në Kosovë në një vizitë zyrtare dy ditore, përcjell InLajmi.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shpërndarë fjalimin e tij të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë pas publikimit të propozim aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për krime të supozuara gjatë luftës.
“Po të numërosh rastet e stërhetuara në territorin e Kosovës lodhesh, po në Serbi, zero! Vetëm t’i numërosh deklaratat të pas luftës për nevojën e krijimit të një gjykate të re, lodhesh. Po lodhu sa të duash e zor se do gjesh për mos të thënë zero deklarata të tilla në adresë të Serbisë pas bombardimit. Dhe Serbinë nuk e bombardoi Thaçi e Veseli, por bota demokratike, nuk ishte viktimë, por agresori dhe Thaçi me të tjerë u rebeluan ndaj agresorëve, ky është fakt”, kishte deklaruar ndër të tjera Rama para deputetëve në seancën e fundit të Parlamentit shqiptar.
Video është ilustruar edhe me pamje të Presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Ramush Haradinajt dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe momenteve të bombardimeve të NATO-s.
Ndërsa si përshkrim për videon, Rama shkruan: “Mirëmëngjes nga Prishtina ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”./InLajmi/
MIRËMËNGJES?nga Prishtina ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë?????
Posted by Edi Rama on Monday, June 29, 2020