Një ngjarje e rëndë është evituar ditën e sotme në plazhin e Velipojës. Një nënë së bashku me djalin 4-vjeçar kanë qenë duke u mbytur në det.
Për fat të mirë ata janë shpëtuar nga dy persona që ndodheshin në vendngjarje. Ndërkohë i mituri dhe nëna e tij, janë dërguar në spitalin e Shkodrës, përcjell Front.
Rrethanat e ngjarjes ndërkohë nuk dihen ende.