Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli do të shtrojnë darkë pune për kryemnistrin shqiptar Edi Rama, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, raporton InLajmi.
Rama do të qëndrojë dy ditë në Kosovë, teksa pas takimeve të sotme, nesër do bashkëbisedojë me kreun e AAK-së Ramush Haradinajn dhe kreun e LDK-së Isa Mustafën.
Nga takimet që pati sot, Kosova u sigurua se do të mbështetet nga Shqipëria në çdo aspekt./InLajmi/