Kryeministri Avdullah Hoti, në një konferencë për media, pas takimit të Komisionit Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj koronavirusit, tha se kush nuk i respekton masat e marra nga institucionet bën vepër penale, raporton InLajmi.
Sipas tij, situata është nën kontroll të brishtë, prandaj edhe ka paralajmëruar karantinimin e disa lokacioneve ku është shpërndarë virusi si dhe moslejimin e grumbullimit të mbi 100 personave në një vend.
Pra shumë shpejtë do të merren masa të reja ndaj koronavirusit./InLajmi/