Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se ka rezultuar negativ në testin për koronavirus, përcjell InLajmi.
Aliu ka thënë se i është nënshtruar testit për virus pasi që njëri nga drejtorët e Komunës së Ferizajt kishte dalë pozitiv.
Postimi i plotë i tij:
Pas konfirmimit pozitiv me virusin COVID-19 të njërit nga drejtorët e Komunës, iu nënshtrova testit për këtë virus bashkë me stafin tim dhe gjithë ekzekutivin. Nga rezultatet që pranova, doli se jam NEGATIV në testin e virusit COVID-19, kurse për anëtarët tjerë të kabinetit tim, jemi në pritje të rezultateve.
Ju lus, mos shpërfillni këtë virus, respektoni masat mbrojtëse, duke ruajtur kështu shëndetin tuaj e të familjes.
Vazhdojmë, me punë të dobishme për Ferizajn e ferizajasit!
Ju faleminderit të gjithëve që gjatë këtyre ditëve, ndatë shqetësimin me ne!/InLajmi/