Me lirimin e lëvizjes dhe hapjen e kufijve, këngëtarja Era Istrefi ka gjetur mundësinë të udhëtojë jashtë Shqipërisë drejt një destinacioni të cilin ende nuk e ka zbuluar.
Vetëm pak minuta më parë, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në Instagram foto nga avioni, ku shfaqet me look-un e ri me flokët bjond.
“Duke shkuar diku”- janë fjalët e Erës krahas postimit, që na bënë të gjithëve kuriozë.
Pas karantinës, fansat presin një projekt të ri nga këngëtarja, ndaj shpresojnë se ky largim e ka një qëllim.
Ata mendojnë se Era po gatuan një hit të ri dhe duam ta besojmë!
Era gjithmonë sjell hite, ndaj verës i duhet një projekt i ri prej saj, përcjell IconStyle.
Projekti i fundit i këngëtares erdhi tre muaj më parë, në bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Arash, i titulluar “No maybes”.