Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u është drejtuar bashkatdhetarëve pas rihapjes së Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës ‘Adem Jashari’, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se pas hapjes së Aeroportit, Kosova mirëpret mërgatën.
Postimi i plotë i tij:
Aeroportin e hapëm. Kosova ju mirëpret! Mirësevjen mërgatë!
Gjatë muajve të verës ju jeni energjia e atdheut. Ju i jepni shpirt dhe e gjallëroni vendin.
Paratë e djersës, remitancat që dërgoni janë frymëmarrja dhe vrulli i ekonomisë së Kosovës.
Atje ku jetoni jeni krenaria jonë! Ju çdo ditë e ndjeni mungesën e vendlindjes, zemrën e mendjen e keni në Kosovë, sikurse dhe ne tek ju.
Këta muajt e fundit pandemia Covid-19 ka shkaktuar mbylljen e kufijve dhe brutalisht na ka ndarë.
Që nga dita e parë ne si Qeveri kemi vënë në lëvizje tërë potencialin e ministrisë që të mundësohej sa më parë hapja e aeroportit “Adem Jashari”.
Sapo të zbrisni nga aeroplani në tokën e Kosovës mos u bezdisni nëse mjekët tanë do t’iu bëjnë matjen e temperaturës trupore ose ndonjë kontroll mjekësor.
Këtë e bëjnë për ta parandaluar përhapjen e virusit.
Me padurim presim t’iu takojmë!
Mirë se vini!/InLajmi/