Mesfushori i skuadrës së Barcelonës, Arthur, ka zbarkuar në qytetin e Torinos, ku edhe pritet të kryej testet mjekësore, para transferimit te Juventus.
Sipas raportimeve të ‘Goal Italia’, lojtaria ka mbërritur mbrëmë në qytetin e skuadrës së Juventus.
Braziliani do të kalojë te Juve si pjesë e marrëveshjes që sheh Miralem Pjanic të shkojë te Barcelona, së bashku me 10 milionë euro të tjera, transmeton Insporti.
Largimi i Arthur duket si një befasi, pasi lojtari ka pasur simpatinë e tifozëve por edhe ka bërë të ditur se dëshiron qëndrimin në ‘Camp Nou’.