Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, sot (28 qershor) feston ditëlindjen e 24-të të tij.
Sulmuesi i krahut po merr urime të shumta nga të gjithë, teksa nuk ka munguar as urimi i veçantë nga faqja zyrtare e UEFA’s.
Shtëpia e futbollit gjerman i ka uruar ditëlindjen sulmuesit vushtrrias me super golin që ai e kishte shënuar para dy viteve, në ndeshjen e Kosovës ndaj Ishujve Faroe.
Vushtrria (ish Llamkos Kosova) është klubi i parë ku Milot Rashica mori hapat e parë si futbollist. Gjithashtu ai ndihmoi skuadrën që në vitin 2014 të shpallen kampion për herë të parë në histori të klubit, përcjell Metro.
Më 2015, Milot Rashica ishte transferuar te skuadra holandeze, Vittese, ku aty kaloi tre vite dhe më pas u transferua te Werder Bremeni, skuadër me të cilën ka kontratë deri më 2022.
https://twitter.com/UEFAcom_de/status/1277215324971171847?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1277215324971171847%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetametro.net%2Fme-super-golin-e-shenuar-para-2-viteve-uefa-i-uron-ditelindjen-rashices%2F