Salëa al Odabei është në të njëjtën moshë sa lufta civile pesëvjeçare e Jemenit dhe ka dëmtim të trurit të shkaktuar nga kequshqyerja që ajo ka pësuar që kur ishte dy muajshe.
Prindërit e saj janë midis dy milionë jemenasve që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit dhe babai i saj thotë se familja nuk mund të paguajë për ndonjë trajtim tjetër mjekësor.
Vendi përballet me krizën më të rëndë humanitare në botë, me pandeminë koronavirus që shton efektet e luftës, shkruan BBC.
Ka paralajmërime se miliona fëmijë në Jemen mund të shkojnë në prag të urisë nëse ndihma ndërkombëtare nuk rritet në mënyrë dramatike.