Ekzekutivi i Komunës së Ferizajt njofton qytetarët se ka vendosur kufizimin e aktiviteteve të tija pas konfirmimit se drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.
Në një njoftim për media thuhet se ekzekutivi do të ndërmarrë të gjitha veprimet konform rregullave për mbrojtjen e shëndetit publik, të rekomanduara nga IKSHPK, përcjell EO.
Ndryshe, nga 13 marsi, kur është regjistruar rasti i parë me koronavirus në Kosovë, e deri më sot, janë konfirmuar 2.590 raste.