Avokati i njohur, Arianit Koci, ka deklaruar se pas aktakuzës së ngritur ndaj Presidentit Hashim Thaçi, dhe ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, përcjell InLajmi.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se pas ngritjes së aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit krejt çka duhet bërë është ta lëmë Prokurorinë të qetë në punët e veta.
Postimi i plotë i tij:
Pss ngritjes së aktakuzës (e cila mund edhe të mos konfirmohet) ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit ( të cilët janë edhe themelues të UÇK-së), krejt çka duhet bërë është ta lëmë Prokurorinë të qetë në punët e veta.
Çdo sulm ndaj saj, i kushton më shumë Thaçit, Veselit dhe të gjithë neve, se sa vetë prokurorisë.
Veprimet eventuale të gabuara të prokurorisë, për çfarëdo motivi, duhet të adresohen në gjykatë./InLajmi/